IFJB “CAPITAL” SH.P.K. është themeluar në vitin 2012.

Institucion Financiar Jo Bankar i themeluar në Kosovë dhe i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në kryerjen e aktivitetetit të transferit të parave, arkëtimin e pagesave dhe këmbimin valutor.

IFJB “CAPITAL” SH.P.K. është kompani e specializuar në shërbime financiare, aktivitetin e saj e zhvillon në mbi 180 lokacione në mbarë Kosovën,me staf mbi 50 të punësuar, mbi 130 Agjentë të autorizuar/licencuar për kryerjen e shërbimeve në emër të IFJB “CAPITAL” SH.P.K.

IFJB “CAPITAL” SH.P.K. ofron këto shërbime:

  • Transferimin e Parave,
  • Shërbimin e Pagesave,
  • Aktivitetin e Këmbimit të parave,

IFJB “CAPITAL” SH.P.K. në vazhdimësi është duke u përpjekur që të ofrojë kushte sa më të përshtatshme në kryerjen e këtyre shërbimeve me qëllim që tu ofroj qytetarëve dhe bizneseve shërbime të shpejta, të sigurta dhe ekonomike, kështu duke ofruar kryerjen e mbi 170 lloje të pagesave përmes rrjetit tonë!

— Shkurt 2013

 IFJB “CAPITAL” SH.P.K, filloi veprimtarinë duke ofruar shërbimin e transfereve ndërkombëtare (pranimin dhe dërgimin e parave) përmes RIA Money Transfer si dhe shërbimin e Pagesave.

Institucion ky që gjendet në mbarë botën, me më shumë se 447,000 lokacione në 160 shtete, duke rritur në vazhdimësi besimin e qytetarëve për kryerjen e transaksioneve ndërkombëtare.

— Janar 2014

U arrit marrëveshja me Korporatën Energjetike për Distribuim dhe Shpërndarje (KEDS tani KESCO) dhe me Ujësjellësin Rajonal Prishtina (KUR) duke ju ofruar qytetarëve shërbimin e pagesave pa provizion.

— Mars 2015

Filloi punën Agjenti i parë i autorizuar për kryerjen e shërbimeve në emër të IFJB “CAPITAL” SH.P.K, licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

— Mars 2016

CAPITAL arriti marrëveshje bashkëpunimi me Ujësjellësin Rajonal Radoniqi (KRU) për realizimin e pagesave të Ujësjellësit të Regjionit të Gjakovës duke ju ofruar qytetarëve shërbimin e pagesave pa provizion.

— Shkurt 2018

CAPITAL arriti marrëveshje bashkëpunimi me operatorin “KUJTESA” Net SH.P.K. për realizimin e pagesave të Internetit dhe TV kabllor.

— Mars 2018

CAPITAL arriti marrëveshje bashkëpunimi me “TAK” SH.P.K. për transportin e automjeteve në rast defekti.

— Dhjetor 2018

CAPITAL arriti marrëveshje bashkëpunimi me “TCK” SH.P.K. për transportin e automjeteve në rast defekti.

— Dhjetor 2018

CAPITAL arriti marrëveshje bashkëpunimi me Kompaninë e Ujesjellesit “Hidromorava”, duke ju ofruar qytetarëve shërbimin e pagesave pa provizion.

— Dhjetor 2018

CAPITAL arriti marrëveshje bashkëpunimi me “Ndermarrja Publike Banesore” SH.A.

— Dhjetor 2018

CAPITAL arriti marrëveshje bashkëpunimi me “Air Prishtina” SH.P.K,

— Prill 2019

CAPITAL arriti marrëveshje bashkëpunimi me “Oda e Infermierisë së Kosoves”,

— Gusht 2019

CAPITAL arriti marrëveshje bashkëpunimi me Banka Kombëtare Tregtare, për kryerjen e shërbimit të transferit të parave përmes Ria Money Transfer.

— Dhjetor 2019

CAPITAL arriti marrëveshje bashkëpunimi me IMF ”IuteCredit Kosova” J.S.C, për pagesat e kësteve të kredisë.

— Dhjetor 2019

CAPITAL arriti marrëveshje bashkëpunimi me IFJB “MONEGO”, per pagesat e kësteve të kredisë, ofrimin e kompenzimeve për klientët dhe shpërndarja e mbipagesave.

— Prill 2020

 CAPITAL arriti marrëveshje bashkëpunimi për shpërndarjen e pjesërishme të asistencës sociale në Mitrovicen e Veriut.

Deri në fund të vitit 2020 CAPITAL është shtrirë në të gjithë territorin e Kosovës duke hapur mbi 180 zyra te tij dhe te agjentëve, dhe mbi 50 të punësuar duke u bërë kështu njëri nga promotorët e zhvillimit ekonomik të vendit në krijimin e vendeve të reja të punës për qytetarët e Kosovës.