Mbi 500.000 lokacione në më shumë se 190 shtete

Për ne

Capital është institucion financiar jobankar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, i cili operon në treg që nga viti 2012. Institucioni është i specializuar në ofrimin e shërbimeve të pagesave dhe transfereve të mjeteve duke u dalluar në treg për shërbime të lira, sigurta dhe efikase.

Përmes një rrjeti të gjerë prej mbi 200 pikave të shërbimit në gjithë territorin e vendit, Capital mundëson realizimin e pagesave dhe transfereve në orare fleksibile, përfshirë orare të zgjatura, fundjava dhe, në disa raste, edhe gjatë ditëve të festave, duke iu përshtatur nevojave të klientëve.

Capital ofron shërbimin për pranimin dhe dërgimin e parave përmes partnerit zyrtar ndërkombëtar RIA Money Transfer, i cili operon në mbi 500,000 zyra në më shumë se 190 shtete të botës, duke u mundësuar klientëve transferime të shpejta dhe të besueshme ndërkombëtare.

Capital është i përkushtuar ndaj standardeve të larta profesionale, transparencës dhe zhvillimit të vazhdueshëm të produkteve dhe shërbimeve. Stafi ynë profesional dhe i përgatitur është gjithmonë i gatshëm të ofrojë mbështetje dhe asistencë, duke siguruar përvojë të besueshme dhe cilësore për çdo klient.

Vizioni ynë është që ne si Instucion Financiar Jo Bankar të jemi sa më afër klientelës tonë dhe që të njetit të ndahen të kënaqur me shërbimet që ne ofrojmë.

Misioni ynë  është të ofrojmë produkte konkuruese dhe të standartit të lartë për klientët tanë.