Informatë rreth parashtrimit të ankesës:
Ankesat në Institucionin tonë mund të parashtrohen në disa forma të ndryshme për të siguruar që zëri juaj të dëgjohet. Mënyrat e paraqitjes së ankesave përfshijnë:
Përmes telefonit: Mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 49 197 999 për të paraqitur ankesën tuaj.
Me Shkrim: Ankesat mund të vendosen në kutinë e ankesave në çdo degë të Institucionit tonë.
Webfaqe: Ju lutemi, vizitoni seksionin "Ankesa" në faqen tonë të internetit për të plotësuar formularin online.
Email: Mund të dërgoni ankesën tuaj në adresën tonë të emailit info@capital-ks.com
Pas pranimit të ankesës tuaj, ne do ta shqyrtojmë atë brenda afatit prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh dhe do t'ju kontaktojmë për të ofruar një zgjidhje ose për të kërkuar më shumë informacion.
Ne e vlerësojmë feedback-un tuaj dhe jemi të angazhuar për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve tona.
* fushë e detyrueshme
Informatë për zgjidhjen e Ankesave
Parashtruesit e ankesave do të informohen me shkrim për zgjidhjen e ankesave të tyre, nëpërmjet letrës, mjeteve elektronike ose telefonit, apo sipas preferencës së ankuesit. Përgjigja do të jetë e arsyeshme, koncize dhe e shkruar në gjuhë të thjeshtë, me përdorim minimal të gjuhës juridike.
Nëse palët nuk pajtohen me zgjidhjen, parashtruesit do të informohen për hapat e tjerë që mund të ndërmarrin, përfshirë:
- Dërgimin e ankesës në BQK;
- Dërgimin e ankesës tek një autoritet tjetër publik ose mekanizëm alternativ për zgjidhjen e kontesteve, nëse është e aplikueshme;
- Paraqitjen e një padie në gjykatë.