Adresa: Rr. Perandori Dioklecian, te Qafa           Tel: 049 197 999        Email: info@capital-ks.com 

 Capital Ria      capitalria

IFJB “CAPITAL” SH.P.K.  është themeluar në vitin 2012.

Institucion Financiar Jo Bankar i themeluar në Kosovë dhe i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në kryerjen e aktivitetetit të transferit të parave, arkëtimin e pagesave dhe këmbimin valutor.

IFJB “CAPITAL” SH.P.K.  është kompani e specializuar në shërbime financiare, aktivitetin e saj e zhvillon në mbi 100 lokacione në mbarë Kosovën,me staf mbi 70 të punësuar, mbi 50 Agjentë të autorizuar për kryerjen e shërbimeve në emër të IFJB “CAPITAL” SH.P.K. dhe në 36 zyra postare të Posta e Kosovës ku kryhen transfere ndërkombetare përmes RIA MONEY TRANSFER.

IFJB “CAPITAL” SH.P.K   ofron këto shërbime:

  • Transferimin e Parave,
  • Shërbimin e Pagesave,
  • Aktivitetin e Këmbimit të parave,
  • Rimbushjen e telefonave mobil të Vala.

IFJB “CAPITAL” SH.P.K në vazhdimësi është duke u përpjekur që të ofrojë kushte sa më të përshtatshme në kryerjen e këtyre shërbimeve me qëllim që tu ofroj qytetarëve dhe bizneseve shërbime të shpejta, të sigurta dhe ekonomike.

Në Shkurt të  vitit 2013,  IFJB “CAPITAL” SH.P.K , filloi veprimtarinë duke ofruar Realizimin e transfereve ndërkombëtare ( pranimin dhe dërgimin e parave) përmes RIA Money Transfer si dhe shërbimin e Pagesave.Institucion ky që gjendet në mbarë Botën,  me më shumë se 317,000 agjentë, duke rritur në vazhdimësi besimin e qytetarëve për kryerjen e transaksioneve ndërkombëtare.


Në Janar të vitit 2014  u arrit marrëveshja me Korporatën Energjetike për Distribuim dhe Shpërndarje (KEDS tani KESCO) dhe me Ujësjellësin Rajonal Prishtina (KUR) duke ju ofruar qytetarëve shërbimin e pagesave pa provizion.

Në Maj të vitit 2014, u nënshkrua marrëveshja me Posta e Kosoves SH.A, në 36 zyra postare për ofrimin e shërbimeve të transfereve ndërkombëtare të Ria Money Transfer në kuadër të IFJB CAPITAL SHPK.


Në Mars të vitit 2015, filloi punën Agjenti i parë i autorizuar për kryerjen e shërbimeve në emër të IFJB “CAPITAL” SH.P.K, licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

Në Nëntor të vitit 2015 u nënshkrua marrëveshja per ofrimin e shërbimit – Rimbushje të telefonisë mobile të  operatorit të telefonisë mobile VALA, në të gjitha zyrat e IFJB “ CAPITAL” SH.P.K.


Në mars të vitit 2016 IFJB “CAPITAL” SH.P.K  arriti marrëveshje dhe me Ujësjellësin Rajonal Radoniqi (KRU) për realizimin e pagesave të Ujësjellësit të Regjionit të Gjakovës duke ju ofruar qytetarëve shërbimin e pagesave pa provizion.


Deri në  fillim të vitit 2017 IFJB “CAPITAL” SH.P.K është shtrirë në të gjithë territorin e Kosovës duke hapur mbi 100 zyra, me mbi 70 të punësuar duke u bërë kështu njëri nga promotorët e zhvillimit ekonomik të vendit në krijimin e vendeve të reja të punës për qytetarët e Kosovës.


Vizioni ynë është që ne si Institucion Financiar Jo Bankar të jemi sa më afër klientelës tonë dhe që të njejtit të ndahen të kënaqur me shërbimet që ne ofrojmë.  


Misioni ynë është të ofrojmë produkte konkuruese dhe të standardit të lartë për klientët tanë.

Capital Ria - Tranfer parash

Capital Ria